Autobusi me ngjyrën rozë nga sot ofron shërbim të mamografisë falas
Shëndetësi
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Autobusi i ngjyrosur rozë sot fillon qarkullimin nga ora 11:00, e në të cilin do të ofrohet shërbim i mamografisë falas.

Nisja bëhet nga pritorja në rrugën "Luan Haradinaj", konkretisht te New Born dhe e gjithë kjo në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.

Shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas edhe në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare: në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”.

Ndërkohë, komuna ka falënderuar ekipet e basketbollit të Trepçës e Pejës, lojtarët e së cilave do të veshin bluzat "Race for the Cure Prishtina 2023" në shenjë mbështetje për fushatën e vetëdijësimit kundër kancerit të gjirit.

“Ju lutemi nëna, motra, gra, sidomos nëse jeni mbi 40 vjeç bëjeni mamografinë, është falas dhe mund ta bëni në Qendrat e mjekësisë familjare në lagjet "Qafa", "Dardania" dhe "Veternik". Kontrolli mund të shpëtojë jetë”, thuhet në reagimin e komunës

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024