Banorëve të fshatit Gllamnik të Podujevës po u rrezikohet jeta çdo ditë për shkak të mungesës së rreth rrotullimit dhe nënkalimit në magjistralen Prishtinë-Podujevë. Para pak ditësh, një vajzë 16 vjeçare humbi jetën tragjikisht në këtë pjesë, duke kaluar rrugën. Banorët ankohen se nëse nuk do të bëhet zgjidhje, do të detyrohen t’i ndalin fëmijët nga shkolla ose të lëshojnë fshatin.
Prindërit treguan se detyrohen të paguajnë transport për fëmijët e tyre për t’i dërguar në mësim, ani pse largësia e fshatit me shkollë është rreth 300 metra.
Veliu shtoi se për shkak të mungesës së nënkalimit, çdo ditë ndodhin aksidente dhe se shpejtësia e automjeteve është e madhe, krahasuar me shpejtësinë e lejuar.
Se nxënësit hasin në vështirësi për të shkuar në shkollë, për shkak të pamundësisë për të kaluar rrugën pa u rrezikuar, e thotë edhe përfaqësuesi i fshatit, Osman Bahtiri, derisa theksoi se nënkalimi po përdoret për nevoja fiziologjike, ose edhe për përdorim të substancave narkotike.
Ai shton se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të bëra në Ministrinë e Infrastrukturës, për ndërtimin e rreth rrotullimit, ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje pozitive.
Ai u ankua edhe për mungesën e ndriçimit në këtë pjesë, që sipas tij, po u vështirëson qarkullimin e nxënësve dhe banorëve të tjerë.
Në fshatin Gllamnik, më datën 31 gusht, një automjet ka goditur vajzën e moshës 16 vjeçare. Ndërsa është raportuar disa herë për aksidente në këtë pjesë të Podujevës./Z.Zeneli/