​“Shërbimi sekret ruso-serb i përfshirë në ndeshjen Kosovë-Rumani”
Intervista
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Shërbimi sekret ruso-serb po vlerësohet së është i përfshirë në sjelljen e tifozëve rumunë më 12 shtator, ku edhe u zhvillua ndeshja në mes përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Rumanisë, në të cilën u panë banerët me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe “Serbia është Rumani”.

Nga Instituti Octopus vlerësojnë se qëllimi kryesor i këtyre pankartave, ka qenë provokimi i ekipit të përfaqësueses së Kosovës, derisa potencojnë se UEFA, do të duhej të ishte më e ashpër në vendimmarrje.

Hulumtuesi i lartë në Institutin Octopus, Taulant Elshani për KosovaPress, tha se gjatë hulumtimeve kanë evidentuar elemente të mjaftueshme që çojnë në dyshimet se shërbimi sekret ruso-serb, është i përfshirë në shfaqjen dhe përmbajtjen e këtyre banerëve.

Elshani potencoi se mënyra se si kanë vepruar tifozët rumunë në këtë ndeshje ka qenë shumë e ngjashme me sjelljen e tifozëve serbë.

Ndërkaq, Elshani vlerëson se qëllimi i këtyre mbishkrimeve ka qenë provokimi i ekipit të përfaqësueses së Kosovës, derisa shton se UEFA është dashur të jetë më e ashpër ndaj veprimeve të tifozëve rumunë.

Ndryshe, ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë që u mbajt më 12 shtator, ishte e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”./Z.Zeneli/

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bmediat-rumune-uefa-ka-nisur-hetimet-per-ndeshjen-rumani-kosove/
https://kosovapress.com/admin/mediumi-zviceran-per-ndeshjen-rumani-kosove-uefa-po-hesht/
https://kosovapress.com/admin/mediumi-spanjoll-rumania-mund-ta-humb-ndeshjen-ndaj-kosoves-ne-tavoline/
https://kosovapress.com/admin/vojvoda-kerkon-reagimin-e-fifa-se-pas-provokimeve-ne-rumani/
https://kosovapress.com/admin/nderpritet-ndeshja-mes-rumanise-dhe-kosoves/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024