​Aksident në Pejë, humbin jetën dy persona
Siguri
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Një aksident me pasojë dy humbje jetësh ka ndodhur mbrëmë në fshatin Ozdrim të Pejës.

Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe tre këmbësorë, dy prej të cilëve kanë rezultuar me fatalitet.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar në stacion policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë bën të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30.

Po të shtunën, në dy aksidente të tjera, një në Podujevë dhe një në Graçanicë kanë humbur jetën edhe tre persona të tjerë.

Nga tri aksidente mbrëmjen e së shtunës në tërë vendin kanë humbur jetën 5 persona. 

https://kosovapress.com/admin/tragjike-humbin-jeten-tre-persona-ne-dy-aksidente-trafiku-ne-rajonin-e-prishtines/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024