Ahmeti takon Hahn: Ta vazhdojmë rrugën drejt BE
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në takim me Komisionerin evropian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn kanë disktuar për procesin e skriningut, integrimin evropian, reformat në administratë, ndryshimet kushtetuese, gjendjen në rajon si dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit procesi i skriningut po zhvillohet sipas parashikimeve ndërsa reformat janë proces vijues.

“Kryetari Ahmeti foli për Frontin europian si nevojë imediate për tejkalimin e pengesave në rrugëtimin integrues dhe realizimin e ndryshimeve kushtetuese duke shtuar se partitë politike duhet të tejkalojnë interesat personale dhe në fokus të vendosin të ardhmen e vendit dhe jetën e qytetarëve”, citohet Ahmeti në komunikatë.

Komisionier Han mbështet pa rezervë përpjekjet për reforma dhe integrim europian të vendit tonë.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth dialogut Kosovë dhe Serbi, duke apeluar që vendet t’i përmbahen marrëveshjes së arritur në Ohër deri në finalizimin e marrëveshjes së plotë me njohje të ndërsjellë.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,573
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024