Aktakuzë kundër një personi pasi dyshohet se përgatiti sulme terroriste në Kosovë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një personi me inicialet B.V, i dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë.

Sipas komunikatës për media, ai akuzohet se ka përgatitur sulme terroriste në sheshin e Prishtinës kundër komunitetit LGBTI.

Policia e Kosovës e kishte arrestuar atë në shkurt të këtij viti.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehurit B.V. Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri B.V. ka bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, me materie të rrezikshme, dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me, NITRATE DE CALCIUM, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtareve të komunitetit LGBTI dhe në pikën kufitare Merdarë, i njëjti me datë 21.02.2023, arrestohet nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024