Bislimi: BE nuk paraqiti asgjë, këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se Bashkimi Evropian dhe Serbia nuk paraqitën asgjë në tavolinë gjatë ditës së djeshme, përveç se këmbëngulën për të akomoduar kërkesat e kësaj të fundit.

Pas takimit të djeshëm në Bruksel, ai ka shkruar se çdo raportim alternativ është shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i së vërtetës.

Kryenegociatori i Kosovës ka shkruar se të enjten vetëm Kosova ka prezantuar një draft, siç e quajti ai, substancial dhe gjithëpërfshirës.

Drafti i fundit i të dërguarit special të BE-sē për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike, u nda me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik. Ofronte një modifikim margjinal në krahasim me draftin e mëparshëm. Në takimin e nivelit të lartë me 14 shtator në Bruksel, vetëm kryeministri i Kosovës prezantoi një draft substancial dhe gjithëpërfshirës. BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, por këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë për t'u fokusuar vetëm në AKSHS. Çdo raportim alternativ është një shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i së vërtetës”, ka shkruar Bislimi.

Të enjten është zhvilluar raundi i radhës i bisedimeve për normalizim në mes të Kosovës dhe Serbisë, takim i cili ka përfunduar pa pajtim në mes të palëve.

https://kosovapress.com/admin/kurti-ne-bruksel-smundet-te-kete-kompromis-me-kushtezime-te-serbise-per-asociacionin/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkurti-takimi-pa-rezultat-per-shkak-te-kushtezimit-te-serbise/
https://kosovapress.com/admin/borrell-kurti-seshte-i-gatshem-per-asociacionin-zgjedhjet-permes-doreheqjes-se-kryetareve/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024