Lirohet nga paraburgimi Nagip Krasniqi, s’ka të drejtë t’i afrohet KEK-ut më pak se 50 metra
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, është liruar nga paraburgimi dhe kjo masë i është zëvendësuar me atë për ndalimin e afrimit të vendit apo personit të caktuar në çështjen penale kundër tij.

Kështu ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Në përgjigjen e saj thuhet se Krasniqi nuk ka të drejtë t’i afrohet KEK-ut dhe personave të punësuar në këtë institucion në afërsi prej më pak se 50 metra.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e ndalimit për t’ju afruar vendit apo personit të caktuar në çështjen penale kundër të pandehurit N.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me masën kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit N.K i është ndërprerë dhe ndaj të njëjtit gjykata ka caktuar masën e ndalimit për t’ju afruar vendit apo personit të caktuar në afërsi prej 50 m, në objektin e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe personave të punësuar në këtë korporatë”, thuhet në përgjigjen e Gashit për KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024