Stano: BE mund të shqyrtojë masa shtesë nëse nuk bëhet mjaftueshëm për shtensionim
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Bashkimi Evropian mund të shqyrtojë masa shtesë nëse vendet anëtare vlerësojnë se nuk është bërë mjaftueshëm për shtensionimin e situatës, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke shtuar se raundi i fundit i dialogut Kosovë-Serbi nuk ka sjellë rezultate.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, e ka bërë të qartë se palët rrezikojnë të mbetën prapa në një situatë kur vendet e tjera të rajonit po përparojnë në rrugën drejt BE-së.

“Përfaqësuesi i lartë nuk tha nuk ka thënë se dialogu ka dështuar. Ai tha se ky raund i dialogut nuk ka sjellë rezultate, sepse palët nuk kanë arritur të pajtohen dhe ky është skenari që po e kemi përsëri e përsëri kohëve të fundit", ka thënë ai.

Sipas zëdhënësit të BE-së ende nuk është parë depërshkallëzimi i plotë.

Ai ka thënë se janë ndërmarrë hapa të cilat i ka mirëpritur BE por sipas tij ka ende të tjerë që nevojiten.

"Masat e vendosura në këtë rast kundër Kosovës janë masa të cilat janë të përkohshme të miratuara nga shtetet anëtare, sepse të gjithë ranë dakord ‘Në rregull, kështu tani duhet të përdorim jo vetëm karotat, por edhe shkopinjtë’, dhe ato do të jenë në fuqi për sa kohë që shtetet anëtare mendojnë se janë të nevojshme, dhe ne mund t'i zvogëlojmë ato, por mund t'i rrisim gjithashtu, nëse situata e kërkon këtë, ka thënë ai.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Të enjten është zhvilluar raundi i radhës i bisedimeve për normalizim në mes të Kosovës dhe Serbisë, takim i cili ka përfunduar pa pajtim në mes të palëve.

https://kosovapress.com/admin/borrell-kurti-seshte-i-gatshem-per-asociacionin-zgjedhjet-permes-doreheqjes-se-kryetareve/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkurti-takimi-pa-rezultat-per-shkak-te-kushtezimit-te-serbise/
https://kosovapress.com/admin/kurti-ne-bruksel-smundet-te-kete-kompromis-me-kushtezime-te-serbise-per-asociacionin/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024