​Konjufca: Nuk pranojmë bosnjëzimin e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se jo të gjitha marrëveshjet me Serbinë mund t’i pranojë Kosova. Ai para mediave tha se nuk mund të pranohet bosnjëzimi i vendit, derisa shtoi se kryeministri Albin Kurti e ka ekipin e vet që t’i analizojë ato nëse janë me interes apo jo. Kritika adreson për BE-në, për të cilën tha se ka qasje të pabalancuar mes dy vendeve.

Kryeparlamentari Konjufca tha se kërkesat e Serbisë janë bërë plan i Bashkimit Evropian.

“Jo të gjitha marrëveshjet mund t'i pranojmë, ne e analizojmë, kryeministri e ka ekipin e vet, dhe vetë atje është për këtë punë që t'i analizojë nëse ato janë në interes të Kosovës apo jo... Ne nuk do të lodhemi kurrë që edhe më tutje të argumentojmë me Bashkësinë Ndërkombëtare që kjo është një pozicionim prej të cilës Kosova nuk mund të heqë dorë. Po të hiqte dorë, mund të qojmë në bosnjëzimin e Kosovës. Populli e ka votuar Lëvizjen Vetëvendosje përpos arsyeve të tjera, unë mendoj që njëra prej arsyeve kryesore, qendrore pse Lëvizja Vetëvendosje ka fituar para dy vjetëve, me e spotu këtë proces të bosnjëzimit të Kosovës”, tha ai.

Ai tregoi edhe arsyet se pse e konsideron të pabalancuar qasjen e BE-së ndaj Kosovës.

Këto deklarata Konjufca i bëri pas shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë në Kuvendin e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024