Granti rreth 35 milionë dollarë, Hovenier: Konfirmohet partneri i qëndrueshëm me Kosovën
Lexohet për: 2 min.
osmani 150923
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në vlerë rreth 35 milionë dollarë është marrëveshja e grantit që u nënshkrua sot nga presidentja Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler. E para e shtetit deklaroi se kjo marrëveshje do të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve ndërsa ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, tha se po konfirmojnë partneritetin afatgjatë e të qëndrueshëm me Kosovën.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidentja Vjosa Osmani tha se kjo dëshmon mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë dhe popullit amerikan për Kosovën.

"Sot së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruam marrëveshjen e grantit për zhvillim. Si rezultat i saj do t’i kemi në dispozicion gati 35 milionë dollarë, për projekte të cilat kontribuojnë në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim. Kjo marrëveshje është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë dhe të popullit amerikan ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit të saj”, deklaroi Osmani.

Para mediave ajo shtoi se partneriteti me Amerikën është i ndërtuar në besim të ndërsjellë dhe i fuqizuar nga vlerat e përbashkëta.

Kjo marrëveshje, siç tha Osmani, është e ndërtuar mbi parimet e demokracisë, llogaridhënies dhe rritjes ekonomike

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier u shpreh se nënshkrimi i kësaj marrëveshje konfirmon partneritetin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të Amerikës për Kosovën.

“Mendoj se është e duhur që të konfirmojmë sërish partneritetin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të ShBA-së për popullin e Kosovës. Dhe ky fond shtesë do të mbështes qëllimet strategjike të ShBA-së për Kosovën, përfshirë përpjekjet për avancimin e integrimit të Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përpjekjet për promovimin e rritjes dhe përparimit ekonomik dhe përpjekjet për forcimin e qeverisjes së mirë dhe të zhvillimit të institucioneve demokratike", tha Hovenier.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024