Arrestohen pasi sulmuan dy policë në Graçanicë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Graçanicë, pasi të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar dy zyrtarë policorë teksa po kryenin detyrën e tyre.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar i cili ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe nën mbikëqyrjen e njësitit policor kompetent kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet aty.

Rasti është hapur si “Pengim i personit zyrtar  gjatë kryerjes së detyrës zyrtare & sulm ndaj personit zyrtarë”.

Rasti nën hetime

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024