Librat përplasin Nagavcin me Hoxhajn
Lajme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Në seancën e jashtëzakonshme për librat, janë përplasur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj. Ky i fundit fillimisht i tha se fjalimi i saj ishte përtej notës së saj mesatare, për çka më pas ka reaguar Nagavci. Ajo deklaroi se i njëjti nuk ka kredibilitet për të folur dhe nuk mund ta akuzojë për korrupsion e keqpërdorime.

Gjatë debatit parlamentar për tekstet shkollore të këtij viti, Nagavci i tha Hoxhajt se i njëjti kishte caktuar asistenten e tij si ambasadore.

Diskutimi mes tyre ka vijuar edhe më tej, kur deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka përmendur 17 milionëshin për tekstet shkollore të vitit të kaluar. Po ashtu, ai tha se fajtor pse Kosova nuk ka strategji për digjitalizëm, është Nagavci.

Tutje, Nagavci sërish e ka pyetur Hoxhajn nëse e ka bërë ambasadore asistenten e tij. Gjatë deklarimit të saj, deputeti i PDK-së ka qëndruar pranë foltores. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024