​Sot në Bruksel, takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq
Lajme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq sot (e enjte) do të kenë takime bilaterale me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas agjendës së bërë publike nga BE-ja, takimet do të nisin sot nga ora 9:00.

Pas takimeve bilateraledo të ketë edhe takim trilateral, ku pas kësaj pritet të ketë një deklaratë për media nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili do të shpalosë detaje rreth takimit.

https://kosovapress.com/admin/takimi-kurti-vuciq-njohesit-presin-zbatimin-e-marreveshjes-se-brukselit-dhe-ohrit/

Kjo është hera e parë që Kurti e Vuçiqi takohen që prej 2 majit dhe i pari prej përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024