Me urdhër të Prokurorisë Speciale i sekuestrohet telefoni edhe Nait Hasanit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish të burgosurit politik, deputetit dhe ambasadorit, Nait Hasani, të dielën i është konfiskuar telefoni me urdhër të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se për këtë arsye Hasani është shoqëruar nga hetuesit e EULEX-it për tri orë, në bazën e tyre në Fushë Kosovë.

https://kosovapress.com/admin/prokuroria-speciale-dhe-eulex-po-kryen-bastisje-ne-banesen-e-deshmoreve-bahri-e-fahri-fazliu/

Ndryshe, me urdhër të Dhomave të Specializuara, EULEX ka bastisur të martën banesën e familjarëve të heronjve Fahri e Bahri Fazliu, ndërsa në mbrëmje i ka sekuestruar telefonin edhe ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafës.

https://kosovapress.com/admin/arrestohet-ish-komandant-remi/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024