FAO dhe qeveria zvicerane ndihmojnë rreth 100 fermerë të Rahovecit të prekur nga vërshimet
Biznes
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Organizata për Ushqim dhe Bujqësi (Food and Agriculture Organization – FAO, financuar nga Qeveria e Zvicrës këtë vit ndihmon fermerët e komunës së Rahovecit te cilët janë prekur nga vërshimet e muajit janar të këtij viti.

Organizata (FA0), do të shpërndaj kuponë me një shumë simbolike për 91 fermerë të cilët do t’i shfrytëzojnë për kompensim nga dëmet sipas nevojave të tyre për produkte bujqësore.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se komuna nuk ka mundësi t’i mbuloj dëmet bujqësore për shkak se nuk ka fonde të mjaftueshme.

Latifi falënderoj Organizatën (FAO) dhe qeverinë zvicerane për këtë mbështetje, të cilën e konsideroi ndihmesë të nevojshme për fermerët e Rahovecit.

Ai po ashtu tha se janë të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin  me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi(FAO).

Ndërsa, zëvendësdrejtori për bashkëpunim nga Zyra e Zvicrës, Laurent Torche tha se përmes kësaj ndihme për bujqit në komunën e Rahovecit dëshiron të sigurojë mirëqenie dhe kapacitet të produkteve bujqësore.

Torche tha po ashtu se Zyra e Zvicrës ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Qeverinë e Kosovës. Teksa shtoi se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën edhe në vitet në vazhdim.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
484
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024