Hoti kritikon Qeverinë: Keni dështuar në çdo fushë, as praktikantë nuk mund t’u thuash më
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për siç shprehet ai për dështimet në çdo fushë.

Ish-kryeministri Hoti theksoi se Qeveria aktuale ia ka mësyrë shpenzimit të buxhetit përmes subvencioneve.

Hoti në një postim në Facebook ka përmenduar tri kategori të shpenzimeve përmes subvencioneve.

“Pas dështimeve në çdo fushë, ia kanë mësyrë shpenzimit të buxhetit përmes subvencioneve. Subvencionim i pajisjeve shtëpiake! Subvencionim i energjisë elektrike! Subvencionim i librave për nxënës! Mos u çuditni kur të subvencionohen policët për uniformë dhe këpucë, apo pacientët për barnat nga lista esenciale, pasi po dështojnë tenderët në vazhdimësi për arsyet që vetëm ata i dinë’, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, kjo lloj politike buxhetore shpërfaq varfërinë në dije të këtyre që po qeverisin.

“As praktikantë nuk mund tu thuash më, sepse praktika zgjatë gjashtë muaj deri në një vit”, ka thënë Hoti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024