Dreshaj: Të dy palët kanë hezitime për implementimin e Asociacionit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka deklaruar se sikur institucionet e Kosovës po ashtu edhe ato të Serbisë nuk kanë vullnet politikë dhe as gatishmëri për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Dreshaj i bëri këto komente në konferencën për media.

“Sa i përket vullnetit politik lidhur me implementimin e asociacionit, unë mendojë që të dy palët kanë hezitime në raport me implementimin e asociacionit, pra do të thotë se vullneti politik dhe gatishmëria ende nuk po shihet që është në as njërën anë”, ka thënë ai.

Dreshaj në konferencë për media që e thirri lidhur me situatën në shëndetësi, tha se përkundër buxhetit të dyfishuar vazhdon një situatë e ngjashme me problemet e njëjta dhe skandale të njëpasnjëshme.

Dreshaj tha se edhe ligjet e premtuara që janë shtylla për një shëndetësi të sigurt dhe efikase, vazhdojnë të mbesin të parealizuara në rajon, derisa shtoi se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk i kemi sigurimet shëndetësore.

“Po ka dalje nga kjo situatë, shëndetësia duhet të jetë prioritet buxhetor dhe menaxherial, madje prioritet kombëtar me strategji të aleancës, duhet të vijnë në pushtet personat kompententë në vendimmarrje, duhet të vijnë personat me kompetencë dhe që japin përgjegjësi për veprimet e veta. Politika duhet t’i mbështes këto veprime e jo t’i bëj pengesa përmes nominimit të personave të padëshmuar, të bëhet një ndarje strikte ndërpmjet sektorit publik dhe atij privat, urgjent të sillen sigurimet shëndetësore dhe të largohen eksperimentet dhe improvizimet e shumta që kanë qenë deri më sot“, tha ai, duke shtuar se eksperimentet e padëshmuara janë një aventurë, e cila çdoherë rezulton me dështim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024