Asani: Pa eufori, kemi edhe tri finale
Sport
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Jasir Asani ishte figura kryesore e fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Polonisë me rezultat 2-0 duke siguruar tri pikë që ia japin kuqezinjve epitetin e liderit në grupin E me 10 pikë pas pesë ndeshjeve.

Goli i Asanit i cili ishte spektakolare, u pasuar edhe nga ai i Mirlind Dakut për ta vulosur triumfin në “Air Albania”, raporton KosovaPress.

Asani është shprehur shumë i lumtur për golin e shënuar, por ka kërkuar vetëpërmbajtje për të vazhduar drejt synimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

“Jemi në vend të parë. Kemi dhe tri finale. 3 FINALE. Pa eufori, por ëndrra jonë është vetëm një: FINALET E “GJERMANI 2024”. Këtë gol ia dedikoj familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve në të gjithë botën. Por kryesisht trajnerit Silvinjo, ai i cili besoi tek unë. Faleminderit Mister, faleminderit Shqipëri. Bashkë drejt “Gjermani 2024”, ka shkruar Asani në “Facebook”.

Sfidën e radhës në këto kualifikime, Shqipëria do ta zhvillojë kundër Republikës së Çekisë më 12 tetor.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
143
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024