Rekord i të hyrave nga turizmi në Shqipëri, 1.55 miliard euro në 6 muajt e parë të vitit
Biznes
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Sektori i turizmit ka sjellë nivel rekord të ardhurash në ekonominë e Shqipërisë në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave tregojnë se, në 6-mujorin e parë të vitit 2023, shpenzimet e të huajve që kanë udhëtuar në Shqipëri arritën në total 1.55 miliardë euro.

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë pas viteve ’90 dhe reflekton kthimin e Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik këtë vit.

Sipas BSH-së, shpenzimet e të huajve për udhëtime janë rritur me 37% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar të dhënave, në tremujorin e dytë, shpenzimet e të huajve arritën në 930 milionë euro, me rritje prej gati 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transmeton ATSh.

Sipas INSTAT në periudhën janar-qershor, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 3.396.932. Ky numër është rritur me 33,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024