Mijëra të vdekur nga përmbytjet në Libi
Bota
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Mijëra njerëz dyshohet se kanë vdekur pas një stuhie të fuqishme që shkaktoi përmbytje shkatërruese në Libi.

Udhëheqësi i qeverisë lindore të Libisë, e cila nuk njihet ndërkombëtarisht, tha se mbi 2 mijë njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Jalel Harchaoui, një specialist i Libisë, i tha BBC-së se numri i të vdekurve mund të arrijë deri në "disa mijëra" njerëz, transmeton KosovaPress.

Stuhia Daniel arriti të dielën, duke nxitur autoritetet të shpallin një gjendje ekstreme të jashtëzakonshme.

Shtatë zyrtarë të ushtrisë libiane u zhdukën gjatë përpjekjeve të vazhdueshme të shpëtimit.

Zyrtarët në lindje vendosën një shtetrrethim, ndërsa shkollat dhe dyqanet u urdhëruan të mbyllen.

Qytetet lindore të Bengazit, Sousse, Derna dhe Al-Marj u prekën të gjitha.

Përveç numrit në rritje të vdekjeve, Kryqi i Kuq Libian tha se të paktën 150 shtëpi ishin shkatërruar.

Kryeministri lindor Osama Hamad i tha një kanali televiziv libian: "Të zhdukurit janë me mijëra, dhe të vdekurit i kalojnë 2,000... lagje të tëra në Derna janë zhdukur, së bashku me banorët e tyre... të rrëmbyer nga uji."

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024