Obama tregon se çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm ndryshe
Magazina
Lexohet për: 3 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë gjithë karrierës së tij, ish-presidenti Barack Obama ka pasur mundësinë të takojë dhe të punojë me disa nga njerëzit më të suksesshëm në botë, nga miliarderët e botës së teknologjisë deri te laureatët e çmimit Nobel.

Në një intervistë me kryeredaktorin e LinkedIn, Dan Roth për podkastin "This is Working", Obama ka shpjeguar se njerëzit "më të suksesshëm" janë ata që janë vërtet të interesuar dhe të pasionuar në punën që e bëjnë. Këtu si shembull ka theksuar Bill Gates dhe magjepsjen e tij me kompjuterët.

Tutje Obama ka thënë se është më e rëndësishme të reflektosh mbi “atë që dëshiron të bësh, sesa për atë që dëshiron të jesh”.

"Unë mendoj se kohëve të fundit njerëzit më shumë kanë në mendjen e tyre këtë mënyrë të të menduarit: "Dua të jem një kongresmen në moshën 30. Unë dua të fitoj X shumë para deri në këtë moshë”. Dhe sipas tij gjërat nuk shkojnë në këtë mënyrë.

Por nëse jeni të apasionuar pas punës tuaj dhe keni një interesim të vërtetë për punën që e bëni,  atëherë ju mund të arrini ta bëni një karrierë të jashtëzakonshme.

Kur të jeni të përthithur nga ajo që po bëni, do të ndodhi një nga këto dy gjëra: do të bëheni shumë të mirë në të dhe gjasat janë ose që të bëheni i njohur për punën tuaj ose do të fitoni dhe do të fitoni një pozitë që e dëshironi.

Kjo nuk është hera e parë që ish-presidenti ndan këshilla për të pasur sukses në punë. Ai u ka thënë nxënësve të shkollave të mesme në një fjalim në vitin 2009 se një nga gjërat më të vështira, por më të rëndësishme që duhet të bëni për të arritur qëllimet tuaja të karrierës është të ndiheni rehat me dështimin.

Sipas tij njerëzit më të suksesshëm në botë janë ata që kanë pasur më shumë dështime, duke përfshirë Michael Jordan, i cili u shkëput nga ekipi i tij i basketbollit në shkollën e mesme, pak vjet përpara se të bëhej një nga basketbollisti më i madh profesionist.

"Ju nuk mund të lejoni që dështimet tuaja t'ju përcaktojnë - ju duhet të lini që dështimet tuaja t'ju mësojnë. Ato duhet t'i lini t'ju tregojnë se çfarë të bëni ndryshe herën tjetër. Askush nuk ka lindur të jetë i mirë në të gjitha gjërat… ju bëheni të mirë përmes punës së palodhur”, ka thënë ai. /AkademiPune

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024