Mërgimtarët shpresojnë në fitore të "Dardanëve", “Helvetikët”: Nuk do të ketë mëshirë për Kosovën, por mbesim shokë
Sport
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kur ka mbetur më pak se një orë deri te fillimi i super ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës, tifozët e të dy kombëtareve kanë treguar për KosovaPress se si po e shijojnë këtë ditë, atmosferën që pritet të mbizotërojë në stadium si dhe për pritshmëritë e tyre rreth këtij dueli.

Atmosfera në sheshet e Prishtinës ishte fantastike, ku plot tifozë, sikur ata “Dardanë” dhe “Helvetikë”, presin njëzëri të zhvillohet një ndeshje e zjarrtë në “Fadil Vokrri”, raporton KosovaPress.

Qazim Shala që jeton e vepron në Zvicër, por me prejardhje nga Lipjani, tha se atmosfera në Prishtinë është shumë e mirë, ndërsa shpreson që ndeshja të përfundojë me barazim.

Ndërkaq, i të njëjtit mendim nuk ishte tifozi zviceran Svetan, i cili tha se pret dominim total nga Zvicra si dhe që Shaqiri e Xhaka të shënojnë nga dy gola.

Mërgimtari Agim Stublla nga Zurichu tha se këtë ndeshje do ta fitojnë shqiptarët, ndërsa tregoi edhe se çfarë do bëjë nëse Xhaka e Shaqiri shënojnë sot kundër Kosovës.

Tifozi “Dardanë”, Armend Krasniqi nga Prishtina, tha se pret sot fitore për Kosovën, por edhe nëse humbet Kosova, i gjithë populli shqiptarë duhet ta duartrokasë Zvicrën.

Në anën tjetër, tifozi Ors nga Zvicra pret që ndeshja e sotme të jetë shumë e vështirë për Zvicrën, dhe tha se do të vijë sërish në Kosovës, pasi i ka pëlqyer shumë atmosfera.

Për fund, Korab Hadërgjonaj dhe Ardijan Ibrahimi që kanë ardhur nga Zvicra për ta shikuar ndeshjen, kishin një mesazh për lojtarët e Kombëtares së Kosovës.

Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. /A.Arifi/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
143
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024