Turqia shpreh mbështetje për Marokun pas tërmetit vdekjeprurës
Bota
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Turqia shprehu të shtunën pikëllimin për tërmetin e fuqishëm që goditi Marokun, duke lënë të vdekur më shumë se 600 persona.

“Përcjell dhimbjen time për të gjithë marokenët e prekur nga fatkeqësia e tërmetit në Marokun miqësor dhe vëllazëror”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

“Ne qëndrojmë pranë vëllezërve tanë marokenë me të gjitha mjetet tona në këtë ditë të vështirë”, shkroi Erdogan në “X”.

Të paktën 632 njerëz janë vrarë dhe 392 të tjerë janë lënduar pas një tërmeti me magnitudë 7.0 që goditi vendin e Afrikës së Veriut. Thuhet se është dridhja më e fortë që ka goditur Marokun në shekullin e fundit.

Tërmeti ka shkatërruar edhe pjesë të qytetit të vjetër të Marrakeshit.

https://kosovapress.com/admin/mbi-600-te-vdekur-%e2%80%8bpas-nje-termeti-ne-marok/

Ndërkohë, edhe Ministria e Jashtme turke shprehu dhimbje, duke thënë se Turqia është "e gatshme të ofrojë çdo lloj mbështetjeje për shërimin e plagëve".

“Ngushëllime popullit dhe qeverisë mike dhe vëllazërore të Marokut; Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”, thuhet në një deklaratë.

Tërmeti i fundit i madh që goditi Marokun ishte në vitin 2004, i cili vrau më shumë se 600 njerëz.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,573
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024