​Rama: Parku Kombëtar i Vjosës dhuron eksperienca të paharrueshme
Turizem
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë sot (e shtunë) në rrjete sociale pamje nga lumi Vjosa, për të cilin tha se dhuron eksperienca të paharrueshme dhe peizazhe mbresëlënëse.

“Nga Vjosa, i vetmi Park Kombëtar i një lumi të egër në Europë, që dhuron eksperienca të paharrueshme dhe peizazhe mbresëlënëse, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama sipër videos në Facebook.

Lumi Vjosa fillon kalon nëpër fusha të blerta dhe përgjatë shpateve malore duke krijuar kanione mbresëlënëse, ishuj rërë dhe kthesa të mrekullueshme.

Në 13 mars lumi i Vjosës, u shpall nga Qeveria e Shqipërisë “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht “park natyror”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024