Mbi 600 të vdekur ​pas një tërmeti në Marok
Bota
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Një tërmet i fortë me magnitudë prej 6.8 shkallë të Rihterit ka goditur Marokun, duke lënë të vdekur të paktën 632 persona.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, epiqendra e tërmetit ishte në Malet e Atlasit, i cili u regjistrua në orën 22:11, ndërsa pati një pasgoditje prej 4.9 shkallës të Rihterit 19 minuta më vonë, shkruan BBC.

Fillimisht u tha se “sipas një raporti të përkohshëm, tërmeti vrau 296 njerëz në provincat dhe komunat e al-Haouz, Marrakesh, Ouarzazate, Azilal, Chichaoua dhe Taroudant”, bëri të ditur ministria e Brendshme e Marokut, duke shtuar se 153 persona u plagosën dhe u shtruan në spital”, transmeton KosovaPress.

Ndërsa në raportimet e fundit të Televizionit të Marokut thuhet se numri i të vdekurve nga tërmeti ka arritur në 632 dhe se 329 persona janë lënduar.

Banorët e qytetit, sipas BBC-së, kanë vendosur që të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre, në rast se qyteti goditet sërish nga pasgoditje të fuqishme të tërmetit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024