HISTORIKE/ Arrihet qëllimi, Kosova organizon Lojërat Mesdhetare 2030
Sport
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.

Kjo është konfirmuar pasi në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare kandidatura e Kosovës ka marrë 58 vota pro, pra shumicën dërmuese të votave të të pranishmëve, derisa shtatë ishin kundër.

Kjë është një arritje historike për Kosovën duke ditur se në këtë kompeticion marrin pjesë 26 shtete nga tri kontinente, e të cilat do të zbarkojnë në Kosovë në verën e vitit 2030, raporton KosovaPress.

Sporte si Hendbolli, Volejbolli, Beach Volley, Basketboll 3x3, gara të notit, futboll në rërë e të tjera do të zhvillohen në Kosovës, derisa për lojërat që kanë të bëjnë me plazhin, do të shfrytëzohet bregdeti shqiptar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024