Fillon shitja e biletave për ndeshjen e Kosovës kundër Rumanisë
Sport
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e Kosovës kundër Rumanisë.

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen kundër Rumanisë si mysafire në stadiumin “National Arena” të Bukureshtit, raporton KosovaPress.

Ndeshja do të zhvillohet më 12 shtator me fillim nga ora 20:45.

FFK ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për këtë përballje të Kosovës, për sektorin e tifozëve “Dardanë”.

Çmimi i biletës kushton 35.00 ron apo ndryshe 7.05 euro.

Linkun për ta blerë biletën e gjeni më poshtë.

https://bilete.frf.ro/ev38185?evitoken=supporterkosovo

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024