Ngjarjet e datës 7 shtator
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon gjykimi në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 09:00)

Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, Shefi i Bashkëpunimit në zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, dhe Shefja e Bashkëpunimit në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, Vera Baumann, do të mbajnë konferencë për media (Ndërtesa e Qeverisë, 10:00)

Instituti GAP organizon konferencën për media ku do të prezantohen të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve zgjedhore deri në  periudhën qershor 2023 (Swiss Diamond Hotel, 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Fondi për Zhvillim Komunitar organizon tryezën e diskutimit me temë “Ballafaqimi me Dhunën në Familje në Kosovë: Trajtimi institucional ndaj dhunës në familje për periudhën  Korrik 2022– Qershor 2023” (Swiss Diamond, 10:30)

Organizohet ceremonia e hapjes së ekspozitës “Ethos” (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, 12:00)

Organizohet ceremonia e shpërndarjes së çmimeve “Joanat e Kosovës për Përfshirje Sociale dhe Drejtësi”, merr pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca (Sheshi “Skënderbeu”, 13:00)

Komuna e Klinës organizon manifestimin tradicional letrar “Ora e Tahir Deskut” (Salla e Kuvendit Komunal, 13:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbajnë konferencë për media (14:30)

Organizata PEN së bashku me grupin e aktivistëve të rinj të gjelbër PureAir Ecocycle të Prishtinës shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Ajrit të Pastër për Qiejt e Kaltër (Teatri Kombëtar I Kosovës, 15:00)

Mbahet dita e tretë e edicionit të katërt të platformës #GreenTalk, organizuar nga Balkan Green Foundation (BGF) me mbështetjen e të Heinrich Böll Stiftung (oborri i Qendrës për Praktikë Narrative - Ish-Biblioteka "Hivzi Sulejmani”, 16:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024