Rustem Umerov emërohet ministër i ri i mbrojtjes në Ukrainë
Bota
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Parlamenti ukrainas miratoi të mërkurën Rustem Umerov ministër të ri të Mbrojtjes.

Ligjvënësi ukrainas, Yaroslav Zheleznyak, tha në Telegram se emërimi i Umerov u miratua me 338 vota pro, raporton AA.

Umerov pason ish ministrin Oleksii Reznikov, dorëheqja e të cilit u miratua nga parlamenti të martën, i cili tha se "ishte nderë t'i shërbej popullit ukrainas" për 22 muajt e fundit.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy më 3 shtator mori vendimin për të ndërruar ministrat për të sjellë "qasje të reja dhe formate të tjera ndërveprimi me ushtrinë dhe shoqërinë në përgjithësi" në mes të luftës me Rusinë, e cila filloi në shkurt 2022.

Ndërkohë, u miratua edhe shkarkimi i Umerov si kreu i Fondit të Pronës Shtetërore të Ukrainës

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024