Në nder të shënimit të 24-vjetorit të Policisë së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka theksuar se tashmë ky institucion është me besueshmërinë më të madhe në shoqëri, falë punës së suksesshme të zyrtarëve policorë. Ndërsa i pyetur nga KosovaPress, ai tha se anëtarësimi në Interpol nuk po ndodhë për shkak të pengesave politike.
Në aktivitetin e sotëm të PK-së, ministri Sveçla tha se nga puna e madhe e Policisë së Kosovës, edhe numri i rasteve të pazbardhura është minimal. Ai shtoi se është mirë që PK pas një kohe të gjatë është jashtëzakonisht e suksesshme në pjesën veriore të vendit.
Sa i përket sasisë që është sekuestruar me armë gjatë ditës së djeshme në veri të vendit, ministri Sveçla, tha se janë duke punuar në këtë drejtim, dhe shumë shpejtë secili do të jap llogari për krimet që ka bërë.
Derisa ka uruar gjithë zyrtarët policorë në këtë ditë, ai tha se do të bëjnë përpjekje që Policia të ketë mbështetje më të madhe nga Qeveria.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se qëllimi i kësaj ekspozite është që qytetarët të ndjehen të sigurt.