Në 7-mujorin e parë të këtij viti, eksporti i produkteve nga Kosova në Gjermani ka arritur vlerën 52 milionë euro, derisa importi nga ky shtet evropian në vendin tonë arrin vlerën e mallrave në 414 milionë euro.
Ndërkaq, sipas statistikave mes dy vendeve, Investimet e Huaja Direkte nga janari deri në qershor të këtij viti kapin vlerën 92 milionë euro.Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani ishte pjesë e pritjes së delegacionit të lartë gjerman, të organizuar nga Zyra e Fondacionit Politik gjerman Konrad Adenauer Stiftung (KAS).
“Ajo që u vu në pah, ishte se Kosova ka partner kryesor Gjermaninë në të bërit biznes që nga paslufta. Këtë e thojnë statistikat mes dy vendeve, ku Investimet e Huaja Direkte nga janari deri në qershor të këtij viti kapin vlerën 92 milionë euro. Në anën tjetër eksporti i produkteve kosovare në Gjermani në 7-mujorin e parë të këtij viti ka mbërritur 52 milionë euro, përballë importit nga Gjermania në Kosovë me 414 milionë euro”, thuhet në komunikatën e OEGJK-së.