Policia me detaje të reja për armatimin në Zveçan: Informata erdhi nga AKI
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Sasi e madhe e armatimit është zbuluar të martën në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.

Nga ky aksion i policisë nuk ka të arrestuar deri më tash, është bërë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme për media të mbajtur në veri të Mitrovicës nga Policia e Kosovës, raporton KosovaPress.

Drejtori i Policisë së për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha para gazetarëve se policia ka arritur të gjeje katër pushkë automatike, karikatorë, eksploziv, granata dore. municion dhe gjëra të tjera.

Këtë rast, Elashani e quajti interesant për t’u hetuar, pasi sipas tij në mesin e armatimit janë gjetur edhe kallashnikovë dhe municion të kalibrit 5X56, i cili përdoret edhe nga forcat e NATO-s.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje tjera për shkak të hetimeve, derisa situatën e përgjithshme në veri e ka vlerësuar  të qetë, stabile, por delikate.

"Ne nuk kemi të arrestuar për momentin, por kemi persona të dyshimtë. Në mesin e armëve dhe municionit që ju i patë kishte edhe kallashnikov dhe municion 5X56, që i bie kalibër i NATO-s, e që është një rast interesant për t’u hetuar…”, ka thënë Elshani.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Për këtë aksion gjatë ditës ka njoftuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri Sveçla ka bërë të ditur në një postim në Facebook se kjo shtëpi ku është gjetur armatimi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe. /A. Damati/

https://kosovapress.com/admin/zbulohet-sasi-e-madhe-e-armatimit-ne-zvecan-svecla-perdorej-per-grupet-kriminale-serbe/
https://kosovapress.com/admin/organizata-terroriste-serbe-kercenon-me-vdekje-sveclen/
25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
417
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024