Pas përfundimit të hartimit të Udhëzimit Administrativ që mundëson shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore përmes peticionit, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) dhe shoqëria civile kërkon koordinim me ShBA-në dhe BE-në për shpalljen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.
Sipas partisë më të madhe opozitare, qasja e qeverisë që përmes peticionit të lirohen nga funksioni kryetarët aktualë lë për të dëshiruar. Ndërkaq, në Institutin e Kosovës për Drejtësi(IKD) thonë se Udhëzimi Administrativ ka probleme kushtetuese dhe ligjore, andaj zgjidhja më e mirë do të ishte dorëheqja e kryetarëve.Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri thotë për KosovaPress se qasja e qeverisë për situatën në veri lë për të dëshiruar.
Kritik ndaj Udhëzimit Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga detyra është hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj.
Por këtë kërkesë e sheh të papranueshme deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi. Ai thotë për KosovaPress se përveç peticionit s’ka rrugë tjetër institucionale për largimin e kryetarëve në veri nga detyra.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Të martën, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njoftoi se ka përfunduar hartimi i Udhëzimit Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Sipas tij, ky udhëzim jep mundësinë e zbatimit praktik të një të drejte të garantuar nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale.
Më 10 korrik, Kosova ka arritur marrëveshje me BE-në për ulje të tensioneve në veri, ku është përfshirë edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja atje. BE-ja ka bërë thirrje që zgjedhjet në veri të mbahen në një afat sa më të shkurtër kohor.