Prezantohet programi për subvencionimin e rrymës për konsumatorët e cenueshëm
Biznes
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Është prezantuar Programi për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike, i cili parasheh t'i ndihmojë më së shumti personat me aftësi të kufizuara, prindërit vetushqyes e pensionistët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha ky është program një vjeçar i cili fokusohet në subvencionim e faturave të energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm të ardhurat mesatare mujore të të cilëve janë nën 150 euro për anëtar të familjes.

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, tregoi cilat familje mund të kualifikohen në këtë program.

Murati tha se shpejtë do të dalin edhe me njoftime lidhur me procedurën e aplikimit.

"Programi parasheh qe të gjitha familjet të cilat mesatarisht kanë më pak se 150 euro të ardhura mujore për anëtar të familjes. Pra, nëse një familje ka katër anëtar parashihet që nëse ka më pak se 600 euro të ardhura mujore mesatare mund të kualifikohet për programin dhe shuma e subvencionimit pastaj do të varët varësisht më pak sesa pragu i nevojshëm që merr. Për këtë do të hapet edhe forma e aplikimit që është gati por që gjatë ditëve në vijim do të dalim me njoftime si Ministri për formularin e aplikimit, ku të gjithë do ta kenë mundësinë që të aplikojnë", tha Murati.

Ndërsa, menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, u shpreh se nga ky program presin që të përfitojnë më së shumti familjet që janë në gjendje të rëndë ekonomike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024