Zyrtare, skuadra e madhe spanjolle shkarkon trajnerin
Sport
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Villareali e ka shkarkuar trajnerin Quique Setién pas nisjes së dobët të sezonit më tri humbje dhe një fitore.

“Villarreal dëshiron të njoftojë se trajneri i ekipit të parë, Quique Setién, do të largohet nga klubi. Klubi thekson profesionalizmin dhe angazhimin e tij të madh dhe e vlerëson atë dhe stafin e tij stërvitor për marrjen e përgjegjësisë në një situatë të komplikuar sezonin e kaluar. Nën trajnerin nga Cantabria, skuadra pati një sezon të mrekullueshëm, duke promovuar shumë të rinj nga akademia e të rinjve dhe duke u kualifikuar në UEFA Europa League pasi arriti në vendin e pestë në La Liga.”, thuhet në njoftimin zyrtare të Villarrealit, përcjellë KosovaPress.

Miguel Ángel Tena, do të marrë detyrën e trajneri përkohësisht dhe do të drejtojë seancën e nesërme të planifikuar për në orën 18:30 në terrenin stërvitor José Manuel Llaneza.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024