BSH: Rezerva valutore u rrit në 5.61 miliardë euro në korrik
Lexohet për: 2 min.
TIRANE, 30.03.2010 - Godina e Banka e Shqipërisë  ATSH.Foto: Agim Dobi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë shënoi një rekord të ri në muajin korrik.

Sipas të dhënave nga BSH-ja, vlera e rezervës valutore arriti në 5.61 miliardë euro, në muajin korrik të këtij viti, duke regjistruar dhe vlerën më të lartë.

Vlera e rezervës është rritur me 64 milionë euro (rreth 1.15%) të tjera gjatë muajit korrik, ndërsa krahasuar me një vit më parë vlera e rezervës është rritur me 12%.

Banka e Shqipërisë po adopton një strategji të zgjerimit gradual të rezervës nëpërmjet blerjes së euros në tregun e brendshëm valutor.

Sipas informacionit të përditësuar, shuma e parashikuar e blerjeve për vitin kalendarik do të rritet në intervalin mes 220 dhe 300 milionë eurove, nga intervali i mëparshëm prej 160-220 milionë eurosh që ishte publikuar në fillim të këtij viti. Deri në fund të muajit gusht, vlerësohet se Banka e Shqipërisë ka blerë rreth 190 milionë euro në ankandet e zhvilluara.

Rezerva valutore administrohet nga Banka e Shqipërisë dhe mund të shërbejë si instrument për të financuar sigurimin e importeve, për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor. /ATSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024