​Begaj: Në Asamblenë e OKB-së do të kem në fokus çështjet e njohjes së Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj deklaroi sot (e hënë) se askush nuk mund të çuditet pse Kosova është prioritet kombëtar dhe se në të gjitha takimet e tij ka kërkuar njohjen e Kosovës. Ai u shpreh se Kosova duhet të ketë koordinim të ngushtë dhe më të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Begaj theksoi se pjesëmarrja e tij në Asamblenë e OKB-së do të ketë në fokus çështjet e njohjes së Kosovës.

https://kosovapress.com/admin/bagaj-nevojitet-koordinim-me-i-ngushte-me-nderkombetaret-per-veriun/

Sa i përket procesit të njohjes së Kosovës, ai shtoi se është i nevojshëm një koordinim dhe bashkërendim më i mirë i punës i institucioneve të të dyja vendeve. Ai theksoi se është detyrë e Shqipërisë që të kërkojë njohje të reja dhe mbështetje për Kosovën.

“Pjesëmarrja ime në Asamblenë e OKB-së do të ketë në fokus çështjet e njohjes së Kosovës. Vëmendje i kushtuam edhe bashkëpunimit në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe integrimit euroatlantik, ku ndër të tjera shpreha besimin për përmbylljen së shpejti të procesit të liberalizimit të vizave nga BE për qytetarët e Kosovës. Ky është një veprim i vonuar por me shumë rëndësi praktike por edhe morale për gjithë qytetarët e Kosovës”, shtoi ai.

Lexo po ashtu
Parashikimi i motit
Në takimin e sotëm me homologen nga Kosova, Begaj shtoi se janë përqendruar në çështjet më të rëndësishme të interesit ndërshtetëror, por edhe nevojës të një koordinimi më të mirë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

I pari i Shqipërisë theksoi se askush nuk ka pse “çuditet” pse Kosova është prioritet kombëtar i tyre.

https://kosovapress.com/admin/osmani-serbia-po-na-e-sfidon-integritetin-territorial-kemi-nevoje-per-shqiperine/

E presidentja Vjosa Osmani i ka konsideruar të shkëlqyera raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ajo derisa tha se Serbia po e cenon integritetin territorial të Kosovës, theksoi nevojën që ka vendi për përkrahjen e Shqipërisë. 

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,524
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024