OKB-ja nuk përjashton heqjen e disa kufizimeve kundër Rusisë për grurin
Lexohet për: 1 min.
gruri
1 vit më parë
Linku u kopjua

Propozimet e reja të OKB-së për rifillimin e marrëveshjes së grurit përmbajnë opsione për heqjen e disa kufizimeve kundër Rusisë, sipas agjencisë Anadolu.

Këto propozime dyshohet se janë përfshirë në paketën e re, e cila është zhvilluar nga organizata në bashkëpunim me Turqinë. Elementet kryesore të tyre përfshijnë degën evropiane të Bankës Bujqësore Ruse në sistemin SWIFT dhe zhbllokimin e aseteve të kompanive ruse të menaxhimit të mbetejeve, të ngrira në Evropë, transmeton AA.

Sipas raportit, çështjet e rinovimit të marrëveshjes së grurit pritet të diskutohen gjatë bisedimeve të planifikuara për 4 shtator në Soçi midis presidentëve turk dhe rus, Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin. Shërbimi i shtypit i Kremlinit raportoi më 1 shtator se liderët do të diskutojnë zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe një sërë çështjesh në axhendën ndërkombëtare.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova vuri në dukje në përgjigje të raportit se këto kushte ishin “të nënkuptuara” më parë, por nuk funksionuan./AlsatM/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025