Qeveria rriti shpenzimet për kompensimin e punëtorëve
Biznes
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka rritur shpenzimet e saj në tremujorin e dytë të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë së Kosovës në tremujorin e dytë të vitit 2023 kanë arrit 645. 9 milionë euro ose 642 mijë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar sa ishin 581. 7 milionë euro.

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se pjesën më të madhe të shpenzimeve të qeverisë e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me 29 për qind, kontributet sociale dhe përfitimet me 24 për qind, konsumi i ndërmjetëm 16 për qind, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve.

Në raportin e publikuar për Llogaritë Qeveritare për tremujorin e dytë 2023 të publikuar nga ASK thuhet të hyrat e përgjithshme të Qeverisë në TM2 2023 ishin  654,4 milion euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar të hyrat kanë qenë 635.2 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 75% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 21%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në raportin e ASK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024