Shtyhet për tri ditë Udhëzimi administrativ për mbajtjen e zgjedhjeve në veri
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Grupit punues për hartimin e Udhëzimit administrativ që u mundëson qytetarëve të komunave të Kosovës shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes peticionit, i nevojiten edhe dy deri tri ditë për përfundimin e draftit përfundimtar të këtij udhëzimi.

Zëvendësdrejtori i Departamentit Ligjor në Ministri të Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL),  Besim Murtezani, ka thënë për KosovaPress se grupit punues i duhet edhe dy deri tri ditë kohë për inkorporimin e vërejtjeve nga diskutimi publik.

“Grupit i duhet edhe dy a tri ditë kohë për inkorporim të vërejtjeve nga diskutimi publik, e pastaj koha për nënshkrim te ministri”, tha ai.

Zyrtarë të kësaj ministrie patën thënë se Udhëzimi administrativ që iu mundëson qytetarëve të komunave në veri shkarkimin e kryetarëve përmes një peticioni do të jetë gati më 1 shtator.

Njohës të proceseve ligjore konsiderojnë se MAPL është vonuar në hartimin e këtij drafti, pasi ka edhe procedura të tjera derisa ai të hyjë në fuqi.

https://kosovapress.com/admin/udhezimi-administrativ-per-zgjedhjet-ne-veri-pritet-te-miratohet-me-1-shtator/
Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,558
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024