Pa libra dhe pa librari, Klina planifikon ta nisë vitin shkollor me tekste të vjetra
Tema
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për blerjen e teksteve shkollore nga prindërit ka vënë në pah një mori problemesh nëpër komuna, ku shtatë prej të cilave nuk kanë madje as librari.  Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Komuna e Klinës, e cila po planifikon që vitin e ri shkollor ta nisë me libra të vjetër. Në anën tjetër, qytetarët ankohen se shteti nuk po dëshiron t’i blejë librat për filloristët.

Se këtë vit shkollor ka vështirësi në pajisjen me tekste shkollore thotë edhe drejtori i Arsimit në Komunën e Klinës, Qemajl Sejdiu, i cili thotë se gjendja është sfiduese pasiqë ka mungesë të librave dhe pamundësisë që nxënësit të pajisen me libra për një periudhë kaq të shkurtë.

Si zgjidhje të  vetme Sejdiu konsideron të jetë fillimi i vitit me librat e gjeneratave të kaluara.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ai thekson për KosovaPress edhe nevojën që kjo komunë ka për një librari.

Sejdiu u bënë thirrje shtëpive botuese të hapin ndonjë librari në qytetin e Klinës.

Të pakënaqur me vendimin e MAShTI-t janë klinasit.

https://kosovapress.com/admin/mashti-do-te-rimbursoje-librat-shkollore/

Po ashtu, edhe qytetari nga Klina, Bajrush Osmani,  tha se shteti duhet t’i blejë librat e fëmijëve.

https://kosovapress.com/admin/qeveria-ndan-rreth-13-milione-euro-per-libra-dhe-materialet-mesimore/

Se shteti nuk po i siguron librat për fëmijët problem për prindërit e cilëson edhe Fitore Zemaj, e cila tha se shteti nuk po dëshiron  t’i blejë librat për fëmijët.

Kujtojmë se në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit mori vendim që shteti të mos i shpërndajë librat në bazë të praktikave të kaluara, por që paratë për blerejn e librave të ua japë vetë prindërve./A.Drenica

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024