Antidroga e Policisë sekuestron kokainë në vlerë 7 mijë euro në Prizren
Siguri
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në Prizren ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore për kontrollin e shtëpive të disa personave të dyshuar.

Hetuesit kompetent të antidrogës gjatë punës në teren kanë arritur që të dyshuarin me iniciale A.E ta ndalojnë përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “William Voker” në Prizren.

Gjatë kontrollit atij i janë gjetur dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 2,55 gram, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Pesha e përgjithshme e substancës narkotike e dyshuar për kokainë është 79.69 gram e që vlera e tregut sipas raportimeve arrin rreth shtatë mijë euro. Pasi janë ndërmarr këto veprime policore me vendim të prokurorit kujdestar dy persona të dyshuar  janë ndaluar për 48 orë, përderisa hetimet janë duke vazhduar nga antidroga në Prizren”, është shtuar në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024