YIHR: Institucionet tona kanë dështuar të zbardhin fatin e personave të zhdukur
Lajme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukura me Dhunë, organizata jo qeveritare Youth Initiative for Human Rights (YIHR) ka organizuar aksionin “Dera e Pritjes”, përmes të cilit i bënë thirrje institucioneve që urgjentisht të merren me zbardhjen e fatit të 1616 personave të zhdukur me dhunë.

Aktivisti i organizatës YIHR, Visar Kukaqi derisa theksoi se institucionet kanë dështuar të bëjnë punën e tyre për 24 vjet, tha se kërkojnë nga institucionet që të kenë prioritet zbulimin e së vërtetës si dhe të sigurojnë përgjegjësi për autorët e krimit.

Kukaqi, potencoi se dera e vendosur në shesh simbolizon agoni, trishtim dhe pikëllim, duke shtuar se kjo derë mishëron pritjen e stërzgjatur për zbardhjen e fatit të të zhdukurve më dhunë.

Tutje, aktivisti Kukaqi u shpreh se nuk do të ndalen derisa të vendoset drejtësia, të zbulohet e vërteta dhe të zbardhet fati i 1616 personave të zhdukur. /Z.Zeneli

Lajmi i plotë në sisitemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024