Qeveria ndan rreth 13 milionë euro për libra dhe materialet mësimore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka ndarë të mërkurën rreth 13 milionë euro për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore dhe  materialet mësimore.

Ekzekutivi në mbledhjen e saj elektronike ka ndarë 6,323,380 euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5 dhe 6,617,340 euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9.

“Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot, në mënyrë elektronike, mbledhjen e radhës në të cilën ka ndarë 6,323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6,617,340 (gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katërdhjetë) euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

https://kosovapress.com/admin/dka-te-vonesa-e-teksteve-shkollore-eshte-nje-keqmenaxhim-nga-mashti-ne-procesin-mesimor/
https://kosovapress.com/admin/mashti-do-te-rimbursoje-librat-shkollore/
https://kosovapress.com/admin/sbashk-vendimi-i-mashti-it-per-tekstet-shkollore-eshte-skandaloz-e-shqyrtojme-te-henen/
A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
484
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024