Osmani do të takohet me Stoltenberg në NATO, zbardhet agjenda
Lajme
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet më 7 shtator me Sekretarin e Përgjithshëm të  NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në njoftimin e NATO-s, thuhet se të enjten, më 7 shtator 2023, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presë Vjosa Osmani-Sadriu në takim.

Zyra për media e misionit paqeruajtës, njofton po ashtu se Sekretari i Përgjithshëm dhe Osmani pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në selinë e NATO-s.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024