Ish ministri Mehaj nuk e ndal lobimin për Kosovën
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Armend Mehaj po e vazhdon lobimin për Kosovën edhe pasi la detyrën e ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë Kurti.

Ai ka ftuar të gjithë që të shfrytëzojnë çdo rast për t’u treguar historinë e Kosovës qytetarëve të pesë shteteve mosnjohëse brenda Bashkimit Evropian.

“Të ftoni, kudo që jeni dhe nga cilado pozitë që keni, miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, edhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe të popullit tonë: Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj ka thënë se Kosova është partner i besueshëm, gjë e dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë.

“Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë në profilet e tyre të vendosin: #KosovoInNATO #KosovoInEU

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024