Rama: Më sigurt në autobusin e BE-së se në një avion rus
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklarata e djeshme e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për zgjerimin e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.

Pasi Komisioni Evropian ka thënë të marten se nuk fokusohen në data, Rama e ka krahasuar Bashkimin Evropian me një autobus të ngadaltë, por të sigurt.

“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë është shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të rrëzohet kurrë”, ka shkruar Rama.

https://twitter.com/ediramaal/status/1696564659111842110
https://kosovapress.com/admin/michel-be-ja-dhe-vendet-kandidate-te-jene-te-gatshme-per-zgjerim-deri-ne-vitin-2030/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024