Puthja kushton, Rubiales rrezikon 15 vjet suspendim nga futbolli
Sport
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

FIFA do të bëjë presion që Luis Rubiales të përjashtohet nga futbolli për 15 vjet pasi vetë federata spanjolle tërhoqi mbështetjen e saj për të.

Drejtuesit e federatës spanjolle i kërkuan Rubiales të jep dorëheqjen me efekt të menjëhershëm, duke thënë se sjellja e tij e papranueshme kishte shkaktuar dëm të rëndë në imazhin e futbollit spanjoll.

Ky zhvillim pasoi me një kërcënim nga FIFA për të ndaluar ekipet kombëtare dhe klubet elitare të Spanjës nga garat ndërkombëtare nëse federata spanjolle refuzon të pranonojë dënimin e tyre për Rubiales, përcjellë KosovaPress.

Burime të përfshira në procesin disiplinor kanë thënë për “Mail Sport” se FIFA po shtyn për një pezullim të Rubiales deri në 15 vjet, maksimumi i lejuar nga statutet e tyre. Kjo do t'i kishte lejuar ata të ndërmarrin veprime kundër kombëtareve dhe klubeve spanjolle nëse gjykimi kundërshtohet.

Rubiales javën e kaluar iu dha një pezullim i përkohshëm 90-ditor nga FIFA, por mbajti kishte e federatës spanjolle, në pritje të rezultatit të një hetimi të brendshëm për sjelljen e tij me puthjen e Jenni Hermoso pas fitores së Spanjës në finale të Kupës së Botës ndaj Anglisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024