Luledielli sfidë për fermerët, nuk përpunohet lënda e parë në Kosovë
Biznes
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kultivimi i bimëve vajore në Kosovë, luledielli, cilësohet si kulturë me rëndësi strategjike, por fermeri i kësaj kulture bujqësore, Skënder Ademi nga Ferizaj produktin final e ka të dedikuar për eksport për shkak të mungesës së fabrikave përpunuese në Kosovë.

Për këtë, fermeri Ademi ka kritikuar institucionet e shtetit për mos krijimin e kushteve që këto produkte të përpunohen në vendin tonë.

Sfidë për fermerin ferizajas mbetet edhe mos ekzekutimi i subvencioneve me kohë nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.

Fermeri Ademi që ka të mbjella mbi 120 hektarë me luledielli kërkoi nga Ministria e Bujqësisë që Kosova të ketë një fabrikë të lulediellit, sepse sipas tij prodhimi i Kosovës duhet  të mbetet në Kosovë e jo të eksportohet jashtë saj.

Përveç kësaj, ai thotë se eksporti jashtë Kosovës ka edhe shumë vështirësi doganore.

Në anën tjetër, fermeri Ademi nga Ferizaj ankohet se Ministria e Bujqësisë nuk ka alokuar mjetet financiare për subvencione me kohë.

Ai tregon edhe për sfidat me rendimente.

“Ishte dashur që subvencionet me i pranuar para se me filluar ne punën”, shtoi Ademi.  

Fermeri nga fshati Bibaj, Ademi është shprehur se këtë vit kulturat pranverore kanë reflektuar negativisht për shkak të lagështisë së tepërt në tokë nga reshjet e shumta të shiut, ndërsa theksoi se edhe luledielli është i mbjellë një muaj me vonesë.

Lajmi i plotë në sisitemin me parapagim.

Sipas ministrisë së Bujqësisë, sipërfaqet e mbjella me lulediellin këtë vit janë rreth 300 hektarë ose rreth 250 hektarë më shumë se vitin e kaluar.

/A. Drenica/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024